Sport Ndërkombëtar

Dortmundi interesohet për Anthony Martial

Anthony Martial po kërkohet nga Dortmundi

Rikthimi i Cristiano Ronaldos në “Teatrin e Ëndrrave” ka bërë që disa futbollistë të kenë minutazh më të vogël.

Një nga sulmuesit i cili nuk po kalon nëpër një formë të mirë është Anthony Martial i cili së fundmi sipas mediave gjermane po kërkohet nga Dortmundi, transmeton Shqip.com.

“Anthony Martial është njëri nga kandidatët në Borussia Dortmund si zëvendësues i mundshëm i Erling Haaland gjatë verës, por shuma e transferimit dhe pagës është shumë e shtrenjtë për Dortmundin. Martial aktualisht është i pakënaqur me situatën e tij në Manchester United, i cili do ta linte të largohej për një ofertë prej 50-55 milion € në verë. Dortmund nuk do të shpenzonte një shumë të tillë dhe pista është e ‘ftohtë’ deri tani” ka raportuar Sport 1.

Don't put too much expectation on Anthony Martial from game one - United In  Focus
Martial gjatë një ndeshje sezonale me Manchester United

Sulmuesi francez ishte transferuar te Unitedi në vitin 2015, për një shumë prej 58 milionë eurove.

Përkundër pritshmërive të mëdha që patën për të, 25 vjeçari nuk ka mundur asnjëherë të bind me performancat e tija në fushën e gjelbër.

Në të kaluarën, ai kishte luajtur në Monaco ku kosniderohej si njëri ndër talentët më të mëdhenjë në Francë./Shqip.com