Kulturë

Dori Camaj / T’asht vizatue koha

Dori Camaj / Poete
Dori Camaj / Poete

T’ASHT VIZATUE KOHA

T’asht vizatue koha
n’ftyr,
dikun me laps
t’pa mprehun mir’,
e dikun,
fije floku i holl’…

M’pëlqen me i puth
n’mollza t’gishtave,
sa her’ qi n’gat t’kam,
q’aq sa fryma jote,
t’ngah vrap sikur
rrahjet e zemrës…

Diku,diku,
shtrue bor’,
rranjësh t’pa binduna n’lëkur’,
tuj rrethue buzët,
qi puthja t’ket haraç…

Nashta dhe n’mue,
motet ja kan nis
me hedh do hapa t’leht,
a bor’ ndër tamtha tuj shtrue,
po un’ pasqyrat i kom tret,
e veç n’sy tu’
vedin,
muj me e shque…

E dukem kaq e bukur…

/Shqip.com