Dori Camaj / S’du me e dit’
Publikuar:
(22.10.2023 14:12:54)
S’DU ME E DIT’
S’du me e dit’
se kur je lé,
as shtatin ku e ke rrit,
e as lumin
qi syt’ mas pari t’i ka lá…
S’du me e dit’
andrra a ke pa kurr,
vashën qi natën dit’ ta ka ba,
a thu dilli n’kry t’saja
ish derdh,
a gshtajat flokt
ja patën ngjye…
s’du me e dit’.!.
A t’kan qeshun lulet e mollave,
kur nân to je fsheh,
sall për nji puthje
vjedhcake djelmoshash,
hiç s’du me e dit’.!.
Ti je lé,
nj’at her kur shpirti im
t’gjeti…
/Shqip.com