Dori Camaj / Me dek për çdo dit’ tuj qesh…

ME DEK PËR ÇDO DIT’ TUJ QESH…
Me dek për çdo dit’ tuj qesh…
bahet Syhan!
veç për mos me i pa syt’ e tu
t’zhytun n’alga lotësh.
Për dreq,
i ke ma t’shkruem
se muret e piramidave t’Egjyptit…
Veç se un’,
shejën e zogut
di me e lexue fort mir’.
Asht sikur don me l’shue folen’
e me e lan t’përmytun
qi kurrkush mâ,
n’te,mos me jetue…
Mandej prap des tuj qesh,
e din Syhan?!
Për gjith’ her’
qi baj sikur t’n’dih
valixhen me e ndreq,
ma fort
shti n’te
sende t’pavlera,qi s’i vyjn kerrkuj,veç me t’pa si qeshesh,
me duer n’mes
e kryet tuj i sjell
sikur nji Lauresh,
për me m’lan me kuptue
se e djallosa prap…
Aj Syhan…
Ti gjith e len
mbi komedin
t’kuqin tand ma t’dashtun..
S’di má sa tjer i ke ble,
veç di se n’jak t’kmishës,
shpesh flen e puthet me mue…
Po shkon Syhan?!…
Aní zemra jeme,
mos u ligshto,
un’ kam me t’prit!
Nj’ashtu tuj dek tuj qesh,
deri sa zemra jeme
t’mos rrah má..
e t’desi pa mujt ma
me e pa ti
tuj u qesh…
/Shqip.com