Kulturë

Dori Camaj / Ke menduar ndonjëherë ta shohësh jetën si një kopsht me lule?

Dori Camaj / Poete
Dori Camaj / Poete

SHKRUAN: DORI CAMAJ

KE MENDUAR NDONJËHERË TA SHOHËSH JETËN SI NJË KOPSHT ME LULE?

Ke menduar ndonjëherë ta shohësh jetën si një kopsht me lule?
Mos më shih çuditshëm, vetëm m’u përgjigj..!
E di, t’u duk pyetje idjote, por ti duhet ta dish që nuk ka pyetje idiote, ama përgjigje të tilla po!
Por un’ nuk desha të them këtë, e as të spjegoj marrëdhënien pyetje- përgjigje,
gjetkë është mendimi..

Në pamje të parë, kopshti me lule, simbolizon lumturi dhe vetëm ditë të bukura, por nuk ndodh kështu në realitet.
Ke provuar ndonjëherë ta krijosh, të mbjellësh bimë të reja, të kujdesesh vazhdimisht për to, ti shohësh tek rriten e të ndihesh krenar për punën tënde!?
Jo çdo lule rritet në cilindo kopësht, dhe nëse një lule thahet në kopshtin tënd, ti duhet ta heqësh e çrrënjosësh…

A dhemb?!
Po dhemb, se ndoshta është lulja për të cilën ti je munduar shumë që të hedh shtat e të rritet e shëndetshme, por jo..
Ajo nuk është bimë për kopshtin tënd dhe si pasojë u tha…

Ç’ke bërë më pas?!
E ke lënë djerrë atë copë tokë?!
Jo i dashur, nuk funksionon kështu.
Mbill një tjetër, ushqeje, shërbeji,e nëse rritet e lulëzon, ajo është e duhura për kopshtin tënd…

A ndodh shpesh që të thahen lulet aty?!
Patjetër që po, si çdo gjë në këtë jetë, asgjë nuk fitohet pa mund e pa lodhje, e në “luftën” tënde ka edhe humbje..
Rëndësi ka të mos dorëzohesh..
Nuk ka fitore më pa shije se ajo që arrihet pa “luftë”…

Kaq e thjeshtë…
Ndoshta ti e di fort mirë
këtë gjë, por gjithsesi
unë desha të ta kujtoj,
nëse një ditë
do thahem në kopshtin tënd….

/Shqip.com