Dori Camaj / Djajt mbi dhé
Publikuar:
(16.02.2024 22:09:27)
DJAJT MBI DHÉ
Djajt mbi dhé
ran’ me fjet.
I tuten drits s’Hanës,
e temjanit qi Hyjt kan’ shtrue.
Sod,
strajca jeme
s’mujti m’i bajt krejt mkatet
anipse fort u munova
me i palue
e me i ba sa ma t’vogla…
Falm Zot!
Kush’di kujt
shpatullat ia kam randue,
zemrën n’grusht ia kam shti,
lotin n’për buz’ ia kam shkit…
Falm…
Se me dijenin teme,
sa ban miza flet
qaq du me i dhem kujt prej meje…
Falm…
E n’mos mujsh
po i shkim Hyjt,
e Hanën jam tuj e shti nan jastëk,
e po shtrohem e po pi,
nji got’ zeherr
me djajt e mi!…
/Shqip.com