Kulturë

Dori Camaj / Ç’ka me t’than un’ ty

Dori Camaj / Poete
Dori Camaj / Poete

Ç’KA ME T’THAN UN’ TY

Ç’ka me t’than un’ ty
Qi kur m’sheh,
me do sy t’ullinit,
përftyre,
n’tan qeliza,
kulloshtër dashnije
t’buron..

E sjell fjalën n’për goj’,
si me ken tuj përkdhel n’qiellz
hoje t’buta shpirti…

Mbledhun supet,
si zambak Calla
n’ag dimnor,
e tutesh,
se bora t’ngrin
embrionin e zemrës…

Çilu!

N’maj filizash
t’përtrime n’shtretën luginash,
ta kam mjell dashnin.

Çilu!

Hidhi kambt
si fylla drenushe,
e rreth qafës tande,
nj’aty ku rreh jet’
lem nji vend
sall për nji puthje…

Mos m’len me dek
pa nji kryp lot…

/Shqip.com