Lajme

Dorëzohet në polici edhe i dyshuari i dytë për plagosje në Baicë të Drenasit

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

L.Z është 19-vjeçari i cili në natën e mbrëmshme është dorëzuar në Polici si i dyshuar për një vrasje në tentativë në fshatin Baicë të Drenasit.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur me datën 10 të këtij muaji.

“Pas një pune të intenzive hetimore, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arritë që të identifikoj personin e dyshuar lidhur me rastin vrasje e rëndë në tentativë që ka ndodhë me datën 10.03.2023 në fshatin Baincë të Drenasit. Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij nga ana e policisë dhe ftesat për paraqitje, kanë bërë që personi i dyshuar L.Z, mashkull 19 vjeç, mbrëmë të paraqitet në polici”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, thuhet se pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Kujtojmë se i dyshuari tjetër është 22-vjeçari Q.P i cili tashmë është arrestuar.

Ndërsa, rasti është iniciuar si rast i vrasjes në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

/Shqip.com