Dorëzohet kallëzim penal ndaj ministrit Liburn Aliu

Ndërmarrja Publike Banesore në Prishtinë ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit të Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, njofton Shqip.com.
Në njoftimin e kësaj ndërmarrje thuhet se ministri Aliu i ka shkaktuar dëm të madh NPB Sh.a.
“NPB qëndron e bindur që z. Aliu përmes veprimeve të tija ka tejkaluar përtej çdo dyshimi kompetencat e tij dhe kësisoj tashmë i ka shkaktuar dëm jashtëzakonisht të madh interesave ekonomike dhe pronësore të NPB-së”, thuhet në njoftimin e NPB-së.
Kallëzimi penal ndaj ministrit të MAPHI-së është bërë për shkak të “Keqpërdorimit apo autoritetit zyrtar”.
“Në këtë kallëzim penal prej dhjetë faqesh e dhjetra faqesh prova, NPB ka argumentuar se si ku dhe si është shkelur legjislacioni në fuqi nga z. Aliu asisoj që i njëjti ka konsumuar veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të paraparë me Nenin 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
Njoftimi i plotë:
“Ndërmarrja Publike Banesore sot ka dorëzuar pranë Prokurorisë Speciale kallëzim penal kundrejt Liburn Aliut, Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
NPB qëndron e bindur që z. Aliu përmes veprimeve të tija ka tejkaluar përtej çdo dyshimi kompetencat e tij dhe kësisoj tashmë i ka shkaktuar dëm jashtëzakonisht të madh interesave ekonomike dhe pronësore të NPB-së.
Në këtë kallëzim penal prej dhjetë faqesh e dhjetra faqesh prova, NPB ka argumentuar se si ku dhe si është shkelur legjislacioni në fuqi nga z. Aliu asisoj që i njëjti ka konsumuar veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të paraparë me Nenin 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
NPB qëndron e vendosur të krijojë kapacitetet e saj financiare dhe njerëzore ashtu që në të ardhmen e afërt të jetë një faktor i rëndësishëm i ndërtimit në qytet me qëllimin e vetëm që të ofrojë banim të përballueshëm për shumë familje që sot qëndrojnë të përjashtuara nga ofertat e tregut të patundshmërive.
Projekti i ndërtimit që e kanë vënë në shënjestër z. Aliu përbën parakusht për të arritur qëllimin publik të NPB-së në raport me realizimin e të drejtës së banimit për shumë qytetarë në Prishtinë.”
Zyra e Mediave – NPB