Sport Ndërkombëtar

Dorëzohet Arsenali, “turpërohet” nga Brighton

Arsenali ka hequr dorë nga gara për titullin në Premier League. “Topçinjtë” u mposhtën 0-3 në “Emirates” nga Brightoni dhe mbeten -4 nga Manchester City, që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 51-të nga  Enciso, që u shërbye në këtë rast nga Estupinan.

Goli i dytë i mysafirëve u shënua në minutë e 86-të nga Deniz Undav.

Por Brightoni nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit. Në minutën e e shtatë shtesë Estupinan realizon golin që vulosi fitoren e thellë të miqve, 0-3.

Në fushë u pa një Arsenal i lodhur, ndoshta pa besimin e duhur sidomos pas fitores së radhës së Cityt 0-3 në fushën e Evertonit.

/Shqip.com