Lajme

Dorëzohen barnat e Pantiqit nga EULEX-i

EULEX-i

Dejan Pantiq po raportohet se ka probleme shëndetësore me zemër, dhe misioni i EULEX-it në Kosovë ka dorëzuar ilaçet e tij tek drejtori i Policisë në Leposaviç.

Kjo është bërë e ditur për Shqip.com nga EULEX-i.

“EULEX-i lehtësoi transportin e barnave të z. Pantiq. Misioni ia dorëzoi barnat komandantit të Policisë së Kosovës në Leposaviq”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it.

Në përgjigjën e tyre thuhet se ata janë duke e monitoruar rastin për të vlerësuar se si po trajtohet Pantiq nga autoritetet e Kosovës.

 “EULEX-i është në kontakt me Policinë e Kosovës, Prokurorinë Speciale të Kosovës, Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, si dhe me avokatin e z. Pantic. Në përputhje me mandatin e tij, EULEX-i po monitoron rastin për të vlerësuar se si po trajtohet nga autoritetet e Kosovës”.

Kujtojmë se drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq kishte thënë se autoritetet e Kosovës nuk po ofrojnë medikamentet për Pantiqin dhe Bashkimi Evropian po heshtë kundrejtë kësaj situate.

/Shqip.com