Lajme

Pas dorëheqjes së policëve serbë në veri, shpallet konkurs për zëvendësimin e tyre

Policia e Kosovës (PK)
Policia e Kosovës (PK)

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi, ka shpallur konkurs për pranimin e policëve të rinj në stacionin rajonal të Policisë Mitrovicë Veri. Kjo ka ardhur si pasojë e dorëheqjes së policëve serbë në veri.

Në dokumentin e publikuar rreth konkursit në faqen zyrtare, bëhen të ditura edhe kriteret që duhet t’i plotësojnë ata që aplikojnë.

“Policia e Kosovës shpall konkurs – Për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet (Serb, Boshnjak, Turq, Goran, Romë, Ashkali, Egjiptas, Kroat, Malazez, Maqedonas). Vendi i punës: Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se, në muajin nëntor, serbët në katër komunat veriore u dorëhoqën nga institucionet e Kosovës, pas mosmarrëveshjeve të Kosovës e Serbisë, për çështjen e targave.

/Shqip.com