Dopietë e Seferit, Shqipëria po fiton 3:0 ndaj Çekisë
Publikuar:
(12.10.2023 22:37:31)

Luhet ndeshja Shqipëri – Çeki (Grupi E) në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eliminatoret Euro 2024.
Kombëtarja shqiptare po fiton me shifrat 3:0, në një atmosferë elektrizuese në stadiumin “Air Albania”.
Jasir Asani shënoi golin e parë në minutën e 9 të takimit, pas një gjuajtje me të majtën nga distanca.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
E dyta nis me kuqezinjtë në sulm, duke shënuar dy gola me anë të Taulant Seferit.
Me këtë fitore Shqipëria kryeson Grupin E me 13 pikë e ndjekur nga Polonia me 9 pikë.
Kuqezinjtë janë kështu pranë kualifikimit në Euro2024, i cili zhvillohet në Gjermani vitin e ardhshëm.
/Shqip.com