Sport Ndërkombëtar

Donnarumma i lumtur që do të luaj me Messin te PSG

Gianluigi Donnarumma

Ende nuk ka asgjë zyrtare, por sipas të gjitha gjasave, Lionel Messi pritet të jetë lojtari më i ri i Paris Saint-Germain, shkruan Shqip.com.

Pas një jete të tërë me Barcelonën, Messi pritet të transferohet në “Parc des Princes” edicionin e ardhshëm.

Për këtë gjë, ka folur edhe porteri i sapotransferuar në Paris, Gianluigi Donnarumma, i cili e sheh si punë të kryer.

Ai tha se po përgatitet të ketë argjentinasin si shok skuadre.

“Messi në PSG? Duket kështu. Nuk është ende zyrtare, por mendoj se do të jetë së shpejti. Më vjen mirë që Leo po vjen këtu. Ai është më i miri në botë, nuk mund të mos jem i ngazëllyer dhe i lumtur që do ta kem në skudër”, deklaroi portieri italian.

Pasi kompletoi transferimin me parametra zero nga Milani në Paris, ai arriti në qendrat stërvitore të hënën e kaluar, pas pushimeve të merituara nga triumfi me Italinë në “EURO 2020”./Shqip.com