Sport Ndërkombëtar

Donnaruma – portieri më i mirë në botë

Donnaruma - portieri më i mirë në botë

Me Italinë e fitoi Kampionatin Evropian, duke qenë një nga më të meritorët.

Gianluigi Donnarumma është shpallur portieri më i mirë në botë.

Pas fitimit të çmimit, ai tha se “Ishte një vit i jashtëzakonshëm për mua për kualifikimin në Champions League me Milanin dhe fitoren e Kampionatit Evropian me Italinë.

22 vjeçari zhvilloi 27 ndeshje në Serie A, ndërsa ishte i pazëvendësueshëm me azurët në “Euro 2020”.

Image

Një sezonë fenomanale pati edhe me Milanin dhe shpeshherë ishte hero me paraqitjet e tij.

Ai do mbetet pjesë e historisë së rosonerëve, pasi ishte pjesë e skuadrës, e cila i rikthey kuqezinjët në Ligën e Kampionëve, pas shtatë viteve mungesë.

Por, në fund të sezonit kishte vendosur kishte vendosur t’i ndante rrugët me rosnerët, për tu bashkua me PSG-në.

Në Paris është duke hasur në konkurencë të fortë me Keylor Navas dhe shumë shpesh po e gjen vetën në bankën rezervë.

Si konkurent kryesor për këtë çmim e kishte Manuel Neuer, por arriti që ta mposhte atë./Shqip.com