Sport Shqiptar

Donjeta Sadiku po përgatitet në Turqi

Boksierja Donjeta Sadiku së bashku me trajneren Marjola Sallauka nga 10 deri me 21 prill do te jenë në përgatitje
Boksierja Donjeta Sadiku së bashku me trajneren Marjola Sallauka nga 10 deri me 21 prill do te jenë në përgatitje

Boksierja Donjeta Sadiku së bashku me trajneren Marjola Sallauka nga 10 deri me 21 prill do te jenë në përgatitje, në kampin ndërkombëtar në Izmir.

Këto përgatitje për Donjeta Sadikun vijnë para pjesëmarrjes në turneun ndërkombëtar “Çesme” në Izmir të Turqisë që zhvillohet nga 21 prilli deri më 1 maj, shkruan Shqip.com.

Bursistja e KOK për Lojërat Olimpike Donjeta Sadiku, këto përgatitje do t’i shërbejnë për ta ruajtur formën për garat kualifikuese për Lojërat Olimpike Evropiane që do të mbahen në Krakow të Polonisë.

“Falë mbështetjes nga KOK-u, boksierja jonë, Donjeta Sadiku, ndodhet në kamp përgatitur në Izmir të Turqisë, ku do të qëndrojë deri më 21 prill 2023. Pas kampit ajo do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Çesme”, që mbahet pikërisht në Izmir. Sadiku pritet ta përfaqësojë Kosovën edhe në Lojërat Evropiane Krakov 2023”, shkruan Komiteti Olimpik i Kosovës.

/Shqip.com