Sport Shqiptar

Donjeta Sadiku ndalet në gjysmëfinale

Boksierja  kosovare, Donjeta Sadiku ka arritur që të fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të boksit.

Ajo pati mundësi që të shkojë në finale, por boksieria Amerikane, Ellis Rashida Shakilya, e ndali Sadikun në gjysmëfinale.

Pavarësisht humbjes për Sadikun kjo ka qenë një ndër paraqitjet më të mira, pasi arriti të sigurojë medaljen e bronztë

Para ndeshjes së sotme, Donjeta patintre duele në këtë kompeticion, Saduku tregoi karakter të fortë, duke korrur fitore.

Paraprakisht, Sadiku e mposhti përfaqësuesen e Japonisë dhe Kongos në eleminatore, kurse në çerekfinalen e mbajtur dje, rrahu homologen e saj nga Taipei.

Në formën më të lartë të karrierës, Donjeta është dy ndeshje larg medaljes së artë, diçka që i mungon Kosovës në sirtarët e saj. /Shqip.com