Sport Shqiptar

Donjeta Sadiku kualifikohet në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar “Cesme” në Turqi

Donjeta Sadiku është kualifikuar në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar për femra seniore “Cesme” 22-30 Prill 2023.

Boksierja nga Kosova sot me 26 prill në çerekfinale korri fitore bindëse 5:0 kundër boksieres nga Japonia, Ayava Taguchi dhe u kualifikua për në gjysmëfinale ku siguroi medaljen e bronztë, shkruan Shqip.com.

Krasniqi  tregoi një boks të mirë dhe cilësor, gjatë tre raundeve dominoi në ring dhe tregoi se është në formë të mirë.

Nesër me 27 prill në gjysmëfinale  takohet me boksieren vendore nga Turqia, Gizem Ozer.

/Shqip.com