Donjeta Sadiku e synon finalen
Publikuar:
(18.05.2022 10:16:05)

Donjeta Sadiku do të paraqitet ngjitet – sotë në ring me një synim: fitoren dhe kualifikimin në finale.
Ajo do të ketë përballë boksieren amerikane, Ellis Rashida Shakilya, në Kampionatin Botëror të boksit.
Ndeshja gjysmëfinale që do të mbahet në Stamboll, nis me fillim nga ora 18:00.
Në tre duelet e fundit në këtë kompeticion, Saduku tregoi karakter të fortë, duke korrur fitore.

Paraprakisht, Sadiku e mposhti përfaqësuesen e Japonisë dhe Kongos në eleminatore, kurse në çerekfinalen e mbajtur dje, rrahu homologen e saj nga Taipei.
Në formën më të lartë të karrierës, Donjeta është dy ndeshje larg medaljes së artë, diçka që i mungon Kosovës në sirtarët e saj. /Shqip.com