Sport Shqiptar

Donjeta Sadiku e nis me “dorë” të mbarë Kampionatin Botëror të boksit

Donjeta Sadiku

Edhe një tjetër sukses në botën e sportit për shqiptarët.

Donjeta Sadiku, boksierja që po e përfaqëson Kosovën në Kampionatin Botëror të boksit e ka nisur me ‘dorë’ të mbarë.

Ajo ka regjistruar fitore bindëse në meçin e parë në këtë kompeticion.

Pamje nga fitorja e Donjetës

Sadiku mposhti japonezen Ayska Taguchi, 5:0 me runde.

Kosovarja garon në kategorinë 57-60 kg, në “Stambolli 2022”.

Ky është një sukses për boksin vendor, sidomos për atë të kategorisë së femrave.

Donjeta është bursiste olimpike e Paris 2024, dhe do të vazhdojë me duelin e radhës në 1/8 e finales. /Shqip.com