Sport Shqiptar

Donjeta Sadiku e mëson kundërshtaren në turneun ndërkombëtar “Cesme 2023”

Donjeta Sadiku

Donjeta Sadiku e ka mësuar kundërshtaren në turneun ndërkombëtar “Cesme 2023” që zhvillohet në Turqi.

Boksierja kosovare më 26 prill do të ballafaqohet me boksieren japoneze Ayava Taguchi.

Sadiku ishte ballafaquar edhe vitin e kaluar pikërisht në Turqi kur e kishte mposhtur në luftën për medaljen e bronztë japonezen.

Në Izmir ku edhe mbahet gara është edhe gjyqtari Latif Demolli dhe trajnerja Marjola Sallauka.

/Shqip.com