Donjeta kërkon kalimin në çerekfinale, përballet me boksieren serbe
Sot do të garojnë dy boksierët nga Kosova, Donjeta Sadiku dhe Patriot Behrami do të garojnë në turneun “Strandja”.
Sadiku do të kërkojë ta mposht boksieren serbe, Shadrina Natalia, në kategorinë deri në 71 kilogramë.
Boksieria kosovare tashmë ka fituar dy meçe në turneun që po mbahet në Sofia të Bullgarisë.
Ajo fillimisht mposhti finlandezen, Tuju Lasuvi, ndërsa në raundin e dytë u tregua më e mirë se boksieria nga Uzbekistani, Kodirova Raykhona.
Nëse Donjeta arrin ta mposht boksieren Ruse që përfaqëson Serbinë do të sigurojë një vend në çerekfinale.
Për Kosovën do të garojë edhe Behrami, për të cilin do të jetë lufta e parë në Bullgari.
Ai do të garojë kundër boksierit nga Spanja, Assokho Ndiaye Youba.
Meçi i Donjetës do të fillojë nga ora 14:00, derisa Behrami garon me fillim nga ora 18:00./Shqip.com