Sport Shqiptar

Donjeta fiton medaljen e argjend, humbet në finale

Donjeta Sadiku është mposhtur në finale të turneut ndërkombëtar “Balkan” që po mbahet në Sofia, të Bullgarisë.

Sadiku u mposht nga boksieria nga Anglia, Whitwell Shona, në një duel që zgjati tre raunde.

Shona fitoi me raunde 2:1.

Sadiku – paraprakisht e kishte mposhtur ish-kampionen evropiane – Maiva Hamadouche.

Donjeta është duke e krijuar një karrierë të pasur – sepse ndër të tjera e kishte fituar medaljen e bronztë – në Kampionatin Botëror të Boksit./Shqip.com