Donis Avdijaj po kthehet në formën e vjetër

Pas shumë “aventurave” rreth Evropës – duket që e ka gjetur versionin e tij të vjetër.
Donis Avdijaj – po e shijon futbollin përsëri.
Sezonin e kaluar – ai ishte pjesë e Hartbergut – në Bundesligën austriake – ku shënoi pesë gola – në 18-të ndeshje.
Teksa – me të filluar kampionati i ri – e tundi rrjetën dy herë – në takimin e parë.
Këto paraqitje nga ai – bënë që të “bie në radarin” e FC Zurich.
25 vjeçari arriti marrëveshje me skuadrën nga Zvicra – dhe ka filluar të jep fryte.
Ai realizoi dy gola – në takimin e parë në kuadër të kualifikimeve për Europaligë – duke treguar që forma e tij në Austri nuk ishte rastësi.
Avdijaj po synon që ta rikthejë edhe vendin e titullarit në Përfaqësuesen e Kosovës, pasi ka një kohë të gjatë që nuk e ka djersitur atë fanellë.
Këmbëshpejti ka kontratë me Zurich – deri në vitin 2025, teksa në “Tranfermarkt” vlerësohet 600 mijë euro./Shqip.com