Lajme Ballkan

Donfried: BE-ja t’i nisë sa më parë bisedimet me Tiranën dhe Shkupin

Karen Dofried- Ndimëssekretarja e shtetit amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, gjatë vizitës në Shkup, i ka dhënë mbështetje Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkim Evropian.

Kjo është bërë e ditur pas një takimi me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

“E kemi thënë tashmë dhe do ta përsërisim se ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian”, deklaroi Donfried.

Ajo tha se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, do të kontribuojë për një stabilitet më të madh në Ballkan dhe një prosperitet më të madh në Evropë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian paraqet politikë të sigurisë, andaj, sipas tij, anëtarësimi i rajonit në BE është i një rëndësie të jashtëzakonshme për sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe evropian.

“Askush nga ne nuk ka kohë për të humbur. Mungesa e përparimit në integrimin evropian mund të ketë pasoja për vendin tonë, si dhe për vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi u hap rrugën ndikimeve të dëmshme nga vendet e treta. Andaj, përshpejtimi i procesit integrues është me rëndësi të madhe, jo vetëm për ne, por edhe për partnerët tanë gjeostrategjik evropianë”, deklaroi Osmani.

Osmani  po ashtu ka thënë se Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që nis një partneritet strategjik me SHBA-në./Shqip.com