Sport Ndërkombëtar

Doncic e dërgoi Phoenix Suns – në shtëpi

Luka Doncic

Gjatë sezonit të rregullt – Phoenix Suns ishte bindshëm skuadra më e mirë në Konferencën Perëndimore.

Por, në play-off gjërat ndryshuan.

Suns janë eleminuar nga Dallas Maverick – me rezultat të përgjithshëm 4-3 me lojë.

Në ndeshjen e zhvilluar pas mesnate, Phoenix pësoi humbje me rezultat 123-90 nga Dallas.

Më meritori për këtë fitore të Mavericks pa dyshim ishte Luka Doncic – që realioi 35 pikë, asistoi katër herë dhe bëri dhjetë kërcime.

Paraqitje të mirë zhvilloi edhe Spencer Dinwiddie – me 30 pikë, dy asistime dhe tri kërcime.

Në anën tjetër, se sa dëshpëruese ishte situata te Suns e tregon më së miri fakti që 12 pikë ishte shifra më e lartë që arriti një lojtar i tyre (Cameron Johnson).