Rozë

Donaldi: Pas daljes nga Big Brother VIP, pagova psikolog

Donald Veshaj është shndërruar në një nga personazhet më të pëlqyera nga publiku.

Eksperienca në formatin Big Brother VIP e vuri në qendër në qendër të vëmendjes, ndaj çdo reagim apo lëvizje e tij kthehet menjëherë në lajm.

Si rrallëherë, aktori i humorit ka dhënë dje intervistën e tij të parë në “Ëake Up” në Top Channel, ku ka folur me më shumë detaje për eksperiencën e tij në BBV.

Ai ka treguar shprehitë që i ngelën pas përfundimit të formatit, si mbajtja e mikrofonit dhe pastrimi me mbathje.

Ndër të tjera ai rrëfeu publikisht se pas daljes nga Big Brother ka paguar psikolog.

“Në momentin që kam dalë nga shtëpia e Bigut gati një muaj më vonë sa herë shkoja në toalet vendosja dorën tek mikrofoni, dhe nja tri katër ditët e para lahesha me mbathje.  U desht te paguaja psikolog mbi 200 euro seancat të kalojë këtë situatë”, u shpreh Veshaj.

Kujtojmë se të premtën që kaloi, binjakët Veshaj janë rikthyer në ekran me emisionin “Më lër të flasë” në Top Channel, ku të ftuar kishin Lori Hoxhën, Ledion Liçon dhe Mozzikun./Shqip.com