Rozë

Donaldi nuk përmbahet, i thotë Arditit: Ti je i shpifur…

Ardit Çuni dhe Donald Veshaj

“Big Brother VIP Albania” ka disa javë nga transmetimi dhe ka filluar me eleminimet e para për banorët brenda.

Dalja e Arditit dhe rikthimi i tij sërish në Big Brother, ka trazuar ujërat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Arditi gjatë qëndrimit të tij ka pasur përplasje me disa nga banorët, e që dallohet debate me Palomën.

Ndërsa i fundit është ai me Donaldin ku fillojë me ofendime në mes të dyshes në fjalë.

Ndërhyrja e Arditit në një diskutim që po bëhej në shtëpi, ka acaruar Donaldin, i cili nuk u rezervua që t’i kthehej edhe me ofendim.

“Ti je i shpifur”, kështu i është drejtuar Donaldi-Arditit, ndërsa vazhdoi me ironi duke i thënë që të shkonte e të shihej në pasqyrë

“Dal në pasqyrë se e kam shumë qejf ta shoh veten se jam i shpifur”, ia kthen Arditi.

Me pas Donaldi i thotë se atë nuk e don askush dhe kjo është arsyeja që është eleminuar “Zoti jo, po njerëzit të nxorën dje”.

Arditi është eleminuar të premten nga Big Brother, por që është rikthyer pasi që kishte biletë kthimi./SHQIP.com