Rozë

Donaldi ironizon Ilirin me këngën e re të Sabianit, raporti i tyre i prishur

Sabiani, Iliri dhe Donaldi

Big Brother ka përfunduar tashmë e disa muaj, por që inatet jo.

Kjo është duke vazhduar ende në mes të Donaldit dhe Ilirit, të cilët po vazhdojnë që të kenë raporte jo të mira.

Pasi Iliri zbuloi publikisht se kishte refuzuar ftesën për të marrë pjesë në emisionin e tij, Donaldi ka shfrytëzuar këngën e re të Sabianit për të ironizuar balerinin.

“E ka bërë për mua këtë”, ka shkruar Donaldi krahas postimit për këngën e re të Sabianit, në bashkëpunim me Adelina Berishën. Kjo fjali është përdorur nga Iliri gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së famshme pasi dëgjoi këngën e re të Sabianit.

Kujtojmë që Iliri dhe Sabiani kanë prishur raportin vëllazëror që thoshin se kishin me njëri-tjetrin. Madje, ky i fundit nuk mori pjesë në dasmën që organizoi pak javë më parë balerini.

Për këtë nuk ka pasur ndonjë deklaratë nga Sabiani, ndërsa Iliri ka thënë se çdo kush mund të këtë angazhime, por ftesë i ka bërë./SHQIP.com