Rozë

Donaldi ia jep xhaketën banores e cila ia shprehu pëlqimin mbrëmë

Donald dhe Sarah

Mbrëmë është mbajtur nata e spektaklit ‘Big Brother VIP”, ku janë prezantuar edhe tri hyrjet e reja.

Banorja e re e Big Brother, Sarah Berisha, e cila pasi hyri u shpreh hapur se e pëlqen Donaldin është pritur shumë mirë nga ky i fundit.

Teksa Paloma po ua prezantonte shtëpinë vajzave të reja që u futën mbrëmë në Big Brother, në pjesën ku banorët pijnë cigare dolën tri vajzat e reja.

Aty ndodhej Donaldi, por duket se blogerja Sarah kishte të ftohtë dhe aktori nuk hezitoi t’ia jepte asaj xhaketën e tij, madje edhe e ndihmoi që ta veshte atë.

Në anën tjetër, Arbana Osmani ka bërë të ditur se personi i preferuar nga publiku do të ketë imunitet gjatë javës së ardhshme e që është aktori, Donald Veshaj.

Por, edhe për më pak të votuarin do të ketë një ndëshkim e që është nominimi direkt, e që këtë fat e ka këngëtarja, Sheila Haxhiraj.

E gjithë kjo vote e publikut duket që ka ardhur pas takimit që kishte Donaldi me Bora Zemanin.

Përveçse me emocione të forta që u përcollën edhe te publiku, në këtë takim Donaldi ia rrëmbeu një puthje në buzë Borës – e para puthje e dyshes në publik./SHQIP.com