Rozë

Donaldi i bën një tjetër dedikim Borës, publikohet video nga koncerti

Donald Veshaj tanimë është bërë emër mjaft i kërkuar edhe për mbrëmjet muzikore, ku po mban koncerte në qytete të ndryshme.

Mbrëmë bashkë me Romeon dhe Elgitin kanë argëtuar publikun gjakovar, ku nuk munugan as videot që hodhën fansat në rrjetet sociale.

Derisa po përformonin këngën “Ku je”, Donaldi pyet publikun se kujt ia ka dedikuar këtë këngë.

“Bora, Bora”, dëgjohet duke brohoritur publiku.

Donaldi ndërkohë ia ka kërkuar atyre t’ia bëjnë “tag” Borës.

Bora, përndryshe pas deklaratës së Donaldit ka reaguar dje në rrjetet sociale duke treguar se mes saj dhe Donaldin për momentin ka “asgjë”, por kërkim falje nga ana tij ka marrë edhe personalisht edhe publikisht./Shqip.com