Rozë

Donaldi dhe Romeo mysafirë në shtëpinë e Don Xhonit në Drenicë

Don Xhon dhe Donald Veshaj

Ish-konkurrenti i shtëpisë së famshëm “Big Brother”, Donald Veshaj, i ka dhuruar të premten familjes së Jasharajve, portretin e Adem Jasharit.

Këtë portret, Donaldi, e kishte realizuar gjatë qëndrimit në shtëpi, saktësisht për nderë të 17 shkurtit.

Përmes disa fotografive të shpërndara në Istagram, Donaldi shihet në shoqërinë e binjakut të tij, Romeos, të cilët u mirëpritën nga familja e Jasharëve.

Pas tyre, ai ka vizituar edhe Don Xhonin, madje ky i fundit i ka pritur edhe në shtëpinë e tij.

“Ka ardh te shpirti vllait”, ka shkruar Don Xhoni sipër imazhit ku shihet ushqimi tradicional shqiptar.

Nuk dihet, pas kësaj mbase do kemi edhe një bashkëpunim mes tyre, kjo mbetet për tu parë./SHQIP.com