Rozë

Donaldi ‘bie në kurth’ në një emision, ja çfarë zbuloi aktori

Bora dhe Donald

Donald Veshaj është shndërruar në personazhin më të komentuar në mediat rozë.

Veçanërisht pas pjesëmarrjes në formatin më të shikuar nga shqiptarët Big Brother Vip, ku disa herë në netët prime zgjedhej si më i preferuari i publikut.

Së fundmi, Donaldi ka bërë bujë kudo në rrjetet sociale me deklaratën e tij për Bora Zemanin, ku ka treguar se po mundohet ta rifitojë dashurinë e saj.

I zënë ‘kurth’ nga emisioni “Ndryshe” në Top Albania Radio, Donaldi zbuloi se shumë shpejt vjen  programi që do të fillojë transmetimin në Top Channel.

Në emisionin e moderuar nga Salsano Rrapi dhe Adi Pojana është një rubrikë ku personazhe të ndryshme merren në telefon dhe iu bëhet një rreng. ‘Në rrjet’ këtë herë ka rënë Donaldi i cili ka marrë një telefonat nga gazetarja e emisionit e cila i tregoi idenë e një reklame biznesi ku Donaldi duhej të shtrihej në dëborë. Aktori u shpreh se i pëlqen shumë ideja, e sidomos slogani “Shkriu bora”

Pas kësaj kur ju tregua se reklama do të transmetohet në çdo televizion shqiptar e sidomos në Top Channel ku do të jetë pjesë e çdo emisioni, Donaldi tha: “Me shumë mundësi do të jeni dhe tek ne sepse do sjellim diçka shumë të bukur në Top Channel”.

Gazetarja i tha “Më bëhet qejfi, pasi me zor po e presim të gjithë”, e ky i fundit i tha: “Vjen shumë shpejt në Top Channel”.

Kështu Donaldi ka treguar se emisioni i tij nuk është pezulluar si dhe qëndron ende prapa deklaratës së tij për moderatoren Bora Zemanin./Shqip.com