Rozë

Donaldi bën tatuazhin “Filogyl”, tregon edhe kuptimin e saj

Fifi dhe Donaldi.

Këngëtarja e njohur, Fifi, gjatë qëndrimit në Big Brother krijoi një miqësi shumë të mirë me Donald Veshaj.

Pasi që u largua nga shtëpia, Fifi bëri tatuzh “Filogyl”, ashtu siç Donaldi e thërriste.

Ndërsa, gjatë së shtunës, Donaldi i cili vijon lojën për çmimin e madh, ka bërë të njëjtën tatuazh si Fifi ku ka treguar se kuptimi i saj është “Njerëzit që duan shiun pra”.

Pas kësaj Beniada konkurrente në shtëpi i tha se është shumë e bukur.

“Beniada: Sa i bukur, i kuq, të shkon shumë. Ashtu e kishte bërë dhe Fifi?

Donaldi: Jo të zi e ka bërë Fifi. Por unë e bëra të kuqe që të jetë kuq e zi.

Beniada: Të dhimbti?

Donaldi: Jo o shpirti, kjo është gudulisje”, ishte biseda mes tyre./SHQIP.com