Rozë

Donald Veshaj kopjon apo ironizon Beatrix Ramosajn?

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj janë ndër emrat më të përmendur në mediat rozë.

Ata i lidh së bashku historia e dashurisë që nisën në Big Brother, ani pse nuk zgjati shumë.

Pas ndarjes nga Donaldi, Trixa ndezi si temë diskutimi kudo në rrjetet sociale e në emisione ‘bullizmin’.

Beatrix Ramosaj

Ajo tregoi edhe historinë e saj se si u bullizua jo vetëm ajo por u ofendua edhe familja e saj.

E së fundmi, është Donaldi ai i cili po ashtu ka thënë se temën e bullizmit do ta trajtojë në emisionin e tij me Romeon.

Meqë ka zgjedhur njësoj ta trajtojë si temë bullizmin në emision nuk mund të rrimë pa menduar nëse po kopjon apo po ironizon “kauzën” e ish-it?

Përndryshe, Donaldi dhe Bora janë ribashkuar, gjë që e dëshmuan fotot të cilat iu publikuan në Itali./Shqip.com