Rozë

Donald Veshaj imiton Bora Zemanin në “Më lër të flas”

Donald Veshaj dhe Bora Zemani

Aktori i humorit Donald Veshaj në çdo mundësi të mundshme është duke përmenduar Bora Zemanin.

Ai pas kërkim faljes është duke dashur që të pajtohet më të, pas ndodhive të fundit.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin e dy vëllezërve në “Top Channel” “Më lër të flas”, gjatë një loje që po zhvillohej me të ftuarën modelen Adrola Dushi, Donaldi ka përfituar nga rasti për të bërë disa lëvizje që moderatorja Bora Zemani, i bën në emisionin ‘Përputhen’.

Gjatë emisionit të mbrëmshëm u zhvillua loja e ‘Tinder’ ku modelja Adola Dushi duhej të zgjidhte një partner dhe një ndër to ishte edhe ish-konkurenti i ‘Përputhen’ Mevlan Shaba.

Në këtë moment Donaldi imitoi moderatoren Bora Zemani gjatë emisionit “Përputhen”.

“Mendoj që Mevlani të ulet dhe të ndjekim klipin e Mevlanit dhe Adrolës. Shihemi pas pak…apo nuk ka lidhje”, tha ai duke shkaktuar të qeshura në publik.

Ndryshe, të ftuar ishin edhe Mc Kresha dhe Lyrical Son, të cilët treguan shumë gjëra për jetën e tyre./SHQIP.com