Lajme Botë

Donald Trump konfirmon se do të kandidojë për president të SHBA-së

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do të kandidojë për herë të tretë për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky kandidim vjen në kohën kur republikanët janë duke e fajësuar atë për rezultate jo të mira në zgjedhjet e mesmandatit, raporton BBC.

Në pronën e tij në Florida, Trump tha: “Duhet të shpëtojmë shtetin tonë”.

Brenda një ore nga fjalimi i Trump, një kongresmen demokrat filloi të qarkullonte një projekt-ligj që do ta pengonte Trumpin të mbante postin përsëri.

/Shqip.com