Rozë

Don Xhoni në një romancë të re?

Don Xhoni

Rep artisti shqiptar Xhonatan Jusufi apo ndryshe i njohur me nofkën artistike Don Xhoni është ndër më të pëlqyerit e zhanrit të tij.

Krahas jetës muzikore, Don Xhoni është mjaft i përfolur edhe sa i përket jetës private. Siç duket pas ndarjes nga modelja ruse, Ariana Lirey tani reperi është në lidhje të rë.

Së fundmi, ai publikoi në profilin e tij një video të shkurtër, ku duket një buqetë me trendafila dhe shumë tullumbace të kuqe, duke i bërë të gjithë kuriozë se cilës vajzë do t’ja dhurojë reperi këto dhe duke ngritur kështu dyshimet për një lidhje të re të tij. Ai e shoqëroi videon vetëm me një emoji pa dhënë asnjë detaj më tepër.

Aktualisht, Don Xhoni po shijon suksesin e këngës “Katile”, e cila për një muaj arriti 27 milionë klikime në kanalin zyrtar të youtube./Shqip.com