Rozë

Don Xhoni ndahet me modelen ruse, ajo ka disa fjalë për reperin

Reperi i njohur kosovar Don Xhoni, është komentuar mjaftë shumë nga mediat rozë për lidhjen e tij me modelen ruse Ariana Lirey.

Lidhjen, dyshja e konfirmuan gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, duke postuar një foto në Dubai.

Mirëpo, me sa duket lidhjes së tyre i ka ardhur fundi.

Modelja, ka shkruar në Instagram “Ishte një histori e bukur, mirupafshim”, mesazh të cilin e ka bashkangjitur me një emoji të zemrës së thyer.

Tutje ajo ka vazhduar me një mesazh tjetër për reperin.

“Përkushtimi që unë ta dhashë ty nuk krahasohet as me qentë më besnikë. Tani mund të jesh krenarë për veten tënde”, ka shtuar ajo më tej.

Dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale, derisa modelja ka vendosur që të mbajë akoma fotografinë me reperin, edhe pse ky i fundit e ka fshirë atë.