Rozë

Don Xhoni konfirmon bashkëpunimin me Loredanen

Loredana dhe Don Xhoni

Reperi nga Drenica, Don Xhon dhe artistja, Loredana Zefi do t’i bashkojnë forcat për një këngë.

Lajmi u bë i ditur nga dyshja në fjalë, përmes postimeve në Instagram, ku kanë treguar se kënga e cila titullohet “Gjuj per to” do të lansohet me 12 nëntor.

“Është zyrtarë, Don Xhon dhe Loredana ‘Gjuj per to’”,  ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë që me pas është ripostuar nga Loredana.

Në anën tjetër, Don Xhoni së fundmi publikoi këngën “Trust Em”, ndërsa Loredana publikoi një album me Mozzikin. 

Kjo erdhi disa muaj pasi që këta të fundit u ndanë pas një ribashkimi që kishin. Ishte Loredana ajo që konfirmojë ndarjen duke thënë që mes tyre nuk ka mbetur me asgjë.

Megjithatë, Lori shtoi se reperi ia dha dhuratën më të bukur në jetë, Hanën (vajzën e tyre) për të cilën flasin çdo ditë dhe mundohen ta rrisin bashkë.

Ajo po ashtu ka treguar së në gjatë kësaj periudhe kanë punuar në albumin e tyre dhe e kanë parë që nuk mund të qëndrojmë me njëri-tjetrin./SHQIP.com