Rozë

Don Xhoni dhe Era Istrefi zbulojnë projektin e radhës

Reperi i njohur Don Xhoni dhe këngëtarja Era Istrefi do të sjellin bashkë një projekt muzikor.

Kjo u bë e ditur nga vetë ata, përmes rrjeteve sociale.

“Ne përcaktojmë vibe-in e vjeshtës. Shihemi të enjten. 23:59”, kanë shkruar në një postim të përbashkët Don Xhoni dhe Era Istrefi në Instagram.

Kujtojmë që ditë më parë ata të dy ishin parë të shoqëruar në krah të njëri tjetrit mirëpo deri më tani nuk kishin dhënë detaje e reagime.