Don Xhoni akuzohet se ka kopjuar reperin anglez për projektin e ri
Publikuar:
(02.10.2021 13:26:15)

Reperi nga Drenica, Don Xhoni sapo ka lansuar projektin e ri muzikor.
Këngë mban titullin “Trust me”, dhe menjëherë arriti që të marrë pëlqimin e fansave të tij.
Ai këtë projekt e ka realizuar edhe me videoklip, por fansat e tij kanë vërejtur një detaj duke shkruar se ai ka kopjuar këngën nga një reper i huaj.
Don Xhoni, thuhet se është inspiruar nga Tion Wayne në njërin nga klipet e tij.
Në lidhje me këtë reperi nuk është deklaruar ende, vetëm ka treguar se kënga ka filluar të ngjitet në toplista./SHQIP.com