Deulofeu e ka gjetur shkopin magjik – në Serie A

Në Barcelonë nuk zuri dot vend në formacionin startues dhe në vitin 2018 i paketoi valixhet.
Gerard Deulofeu ishte “arratisur” në ishull – te Watfordi për të mos qëndruar në stolin e katalunasve.
Në Premierligë ai ishte emër i njohur – sepse paraprakisht kishte veshur fanellën e Evertonit, dhe përshtatja me stilin e lojës nuk paraqiti problem.

Por, pas tri viteve qëndrim, në 2020 Watfordi ra nga elita e futbollit anglez dhe Deulofeu i ndau rrugët më këtë skuadër.
Destenacion të radhës e zgjodhi Udinesen, në Serie A.
Ani pse fillimi ishte i vështirë – sepse vinte nga një lëndim që e la disa muaj jashtë fushave të gjelbra, këmbëshpejti e gjeti veten.
Në 34 ndeshje të zhvilluara në këtë kampionat, Gerard ka shënuar 13-të gola.

Teksa, është autor i pesë asistimeve.
Ky sezon është më i miri në karrierën e futbollistit spanjoll – në nivel personal
Por, përkundër kësaj ai nuk ka pranuar ftesë nga kombëtarja spanjolle.
28 vjeçari tashmë bart edhe numrin 10-të në fanellë, që dikur e barte legjenda e azurëve, Antonio Di Natale.
Së fundmi, interesim për shërbimet e tij kanë pasur disa skuadra si: Real Sociedad, Napoli dhe West Ham United, ama diçka konkrete nuk ka./Shqip.com