Lajme Botë

Dokumente të klasifikuara të NATO-s publikohen në forume hakerësh

Hakerët kanë thyer dokumente të klasifikuara të NATO-s lidhur me prodhimin e armëve në Evropë.

Siç ka raportuar PcWorld, NATO, është duke hetuar rastin e thyerjes së sigurisë dhe qasjen në dokumente të klasifikuara ushtarake të cilat tani janë duke u shitur nga hakerët online.

Këto të dhëna po ashtu përmbajnë projekte të armëve të përdorur nga aleatë të NATO-s në konfliktin në Ukrainë.

MBDA Missile Systems pranoi se të dhënat e tyre ishin aty por pretendoi se asnjë prej dokumenteve të klasifikuara nuk i përkasin firmës.

Kompania Evropiane me seli në Francë tha se informacionet e saj janë hakuar nga kompromentimi i një hardisku të jashtëm dhe se ishte duke hetuar së bashku me autoritetet Italiane ku thyerja e sigurisë ka ndodhur.

Hetimet janë përqendrua tek një prej furnizuesve të MBDA.

Kriminelë kibernetikë në forume ruse dhe angleze janë duke shitur 80 GB të dhëna të vjedhura për 15 bitcoin ose 300 mijë dollarë.

Besohet se informacionet janë blerë nga të paktën një individ deri në këto momente.

Një sasi të dhënash prej 50 MB e vënë në dispozicion falas është parë nga BBC dhe përmban dokumente konfidenciale, sekrete, top sekrete dhe të kufizuara.

MBDA Systems është krijuar në 2001 pas bashkimit të disa kompanive Franceze, Italiane dhe Britanike. Ka 13 mijë punonjës dhe është një bashkëpunim i Airbus, BAE Systems dhe Leonardo me të ardhura vjetore prej 4.1 miliardë dollarësh./Shqip.com