Lajme

DOKUMENT – Ministria del me vendim të ri për çmimin e naftës

Ilustrim
Ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka përcaktuar masa të reja mbrojtëse për produktet e naftës.

Sipas njoftimit thuhet se marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy centë për litër.

Ndërsa çmimi maksimal i lejuar i shitjes me pakicë është 12 centë për litër.

Tutje në dokumente thuhet se detyrohen subjektet për të furnizuar dhe për t’i ofruar për shitje të naftës, si para vendosjes së çmimeve dhe masave mbrojtëse.

Këto masa do të mbeten në fuqi për 30 ditë.

Qeveria e Kosovës, në muajin qershor, kishte marrë vendim për caktimin e çmimit tavan vetëm për derivate të naftës.

Tavani i çmimit të tyre ishte përcaktuar çdo 24 orë./SHQIP.com