Kulturë Kino

DokuFest po shënon vitin jubilar

Dokufesti në Prizren,

Në Prizren nga data 6 gusht është duke u mbajtur festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër DokuFest, i cili këtë vit shënon edicionin e 20 jubilar.

Në këtë festival po marrin pjesë 230 filma të realizuar nga regjisorë të 60 vendeve.

 Këta filma do të konkurrojnë në tetë kategori të ndara njëra nga tjetra.

Ceremonia e hapjes u pasua me shfaqjen e filmit francez “Les Sorcières de l’Orient” nga Julien Faraut,France.

Nga data 25 gusht, drejtori i DokuFest do të qëndrojë në rajonin e Hauts-de-France së bashku me rreth dhjetë profesionistë nga Kosova, në kuadër të një misioni të organizuar dhe financuar nga Ambasada e Francës.

Vitin e kaluar, DokuFest-i u mbajt në platformë online, për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Sipas organizatorëve, këtë herë festivali do të jetë pjesërisht online dhe i hapur për publikun në kinema./SHQIP.com