Kulturë Kino

DokuFest në mesin e shtatë festivaleve evropiane për Çmimet “Doc Alliance 2023”

DokuFest është përfshirë në mesin e shtatë festivaleve kryesore të dokumentarëve në Evropë për të nominuar një film të metrazhit të gjatë dhe një film të shkurtër për çmimet e shumëpritura ‘Doc Alliance’ (Aleance e Dokumentarëve) 2023.

Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e festivalit, në Facebook.

“DokuFest bëhet një nga 7+1 festivalet Evropiane që do të nominoj për Çmimet Doc Alliance 2023. Ajo që na gëzon edhe më shumë është se çmimet do të mbahen në Prizrenin tonë të vogël për edicionin e 22-të të festivalit (4 – 12 gusht)”, thuhet nw njoftim.

Tutje, është bërë e ditur se dy nominimet e festivalit janë  ‘Disturbed Eardh’ (2021) me regji të Kumjana Novakova dhe Guillermo Carreras-Candi – si kandidati për filmin më të mirë të gjatë, dhe ‘Adjusting’ (2021) me regji të Dejan Petrović – si kandidati për filmin më të mirë të shkurtër.

Filmat e nominuar do të shfaqen si pjesë e programit të festivalit.

/Shqip.com