“Doktori divorcohet me MotoGP”

Valentino Rossi i ka dhënë fund karrierës së tij në MotoGP.
“Il Doctore” , ka vendosur që të “divorcohet” me garat e shpejtësisë, pas një karriere të bujshme 26 vjeçare, shkruan Shqip.com.
Sezoni i “MotoGP 2021” ka përfunduar sot në pistën e Valencias në Spanjë.
Në fazën e fundit, fitues doli nënkampioni, Francesco Banjaja, por për herë të katërt në sezon, Valentino Rossi u rendit në dhjetëshen e parë.
42 vjeçari ishte tejet i emocionuar në këtë garë, ndërsa tha se nuk do të largohet asnjëherë nga shpejtësia.
“Do të mbetem kalorës gjithë jetën” tha ai, “Thjeshtë do të kaloj nga motoçikletat në makina”.
I cilësuar si njëri nga më të mirët në historinë e këtij sporti, ai ka fituar 372 gara dhe shtatë kampionate botërore në 2001-2005, 2008 dhe 2009.
Vetëm bashkëkombasi i tij, Giacomo Agostini ka tituj më shumë se Rossi, gjithsej tetë./Shqip.com