Rozë

Dojna Mema zbulon sa ishte rroga e saj e parë

Dojna Mema është një nga moderatoret më të pëlqyera shqiptare.

Si rrallëherë, në postimin e saj në fundit në Instagram, moderatorja shqiptare tregoi për punën e saj të parë.

Ajo ishte vetëm 19 vjeëare kur nisi punën në radio dhe kaloi gjashtë muaj në provë pa pagesë, pas një gjysmë viti ajo merrte rrogë vetëm 20 mijë lek.

Shumë ka ndryshuar që nga atëherë dhe Dojna është një nga moderatoret më të pëlqyera të ekranit shqiptar.

“Puna ime e parë, radio,19 vjeç !Asokohë mendoja që do të ishte edhe e fundit. Pas 6 muaj prove (të papaguar) mu vendos një pagë 20.000 lek dhe mbaj mend që isha aq e lumtur sa thoja : Po këta pse më paguajnë për të bërë çfarë më pëlqen?! Shumë ka ndryshuar nga atëherë. Radio nuk ishte puna ime e vetme apo e fundit, paga u rrit bashkë me mua dhe mbi të gjitha unë mësova t’i lë gjithmonë të hapura dyert e dritaret e mundësive duke mos u kufizuar nga askush dhe asgjë. Bota është aty për ta kapur, bashkë me gjithë çka brenda”.

Përndryshe, Dojna është në pritje për tu bërë nënë për herë të parë./Shqip.com

View this post on Instagram

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)