Lajme

FOTO / Dogana konfiskohen mbi 10 mijë euro mallra të kontrabanduara në një mobishop në Gjakovë

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë kanë kryer një operacion në një dyqan për tregtimin e telefonave në qytetin e Gjakovës, ku kanë konfiskuar mallra të kontrabanduara në vlerë rreth 10 mijë euro.

Pajisjet që janë sekuestruar janë telefona, orë dore dhe pajisje tjera përcjellëse, për të cilat ka munguar dokumentacioni.

“Ky operacion është realizuar në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta të Njësive Antikontrabandë dhe Prokurorisë Themelore për luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme në fushën e importit dhe eksportit.  Dogana e Kosovës dhe Prokuroria Themelore do të  vazhdojnë të angazhohen në zbatimin e ligjit dhe luftën ndaj krimit ekonomik.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com